Adresa :Rr.”Zija Shemsiu”, pn. 60000 Gjilan

Tel :+381 280-390-112



We are always here to hear from you.


Konkatoni me ne:





Pyetje të shpeshta (FAQ)
Për t’u qasur ne llogarinë e juaj, ju duhet te klikoni linkun Qasja, ku pas klikimit në këtë link na paraqitet një formë, në të cilën ju duhet të shënoni numrin tuaj personal në fushën Përdoruesi si dhe të njëjtin numër e shënoni edhe tek Fjalëkalimi nëse nuk e keni ndryshuar.
Klikoni në linkun “Keni harruar fjalëkalimin”, dhe plotësoni fushat Përdoruesi dhe Email. Pastaj qasuni tek email-i juaj dhe klikoni ne linkun që ju është dërguar. Në formën që do t’ju hapet shënoni fjalëkalimin e ri.
Pasi të qaseni ne sistem, klikoni tek emri juaj që shfaqet lart në ekran. Në listën rënëse klikoni linkun “Profili” dhe do t’ju hapet profili juaj.
Pasi të jeni qasur, klikoni tek menyja Lëndët dhe pastaj tek nën menyja Zgjedh lëndët obligative zgjedhore dhe zgjidhni semestrin ku do t’i regjistroni/fshini lëndët. Pastaj për regjistrim klikoni butonin “Regjistro” ndërsa për fshirje klinoni butonin “Fshije”.
Paraqit provimet është nën meny e Fletëparaqitjes përmes së cilës, nëse e kemi të hapur afatin për paraqitje e provimeve, ju mund të paraqitni provimet të cilat dëshironi t’i kryeni në afatin përkatës. Lista e rezultateve është nënmeny e Fletëparaqitjes përmes së cilës studenti mund t’i shikoj provimet të cilët i ka kryer në afatet përkatëse.
Transkripta e notave është nënmeny e menysë Tjera... përmes së cilës studenti mund t’i shikojë të listuar të gjitha provimet e kryera, notën mesatare dhe totalin e kredive.
Kërkesat për transferim të notave është nën meny e menysë Tjera... përmes së cilës studenti mund të bëjë kërkesë, përmes sistemit, që t’i numërohet ndonjë provim të cilin e ka kryer në ndonjë fakultet tjetër. Kjo kërkesë e bërë nga studenti do të shqyrtohet nga dekani i fakultetit.
Plan programet është nën meny e menysë Tjera... përmes së cilës studenti mund të shikojë se në çfarë plan programi të fakultetit jemi të regjistruar si dhe ta shkarkoj atë nëse dëshirojmë.
Tema e diplomës është nënmeny e menysë Tjera... ku përmes kësaj forme studenti shikon titullin e temës së diplomës që e kanë caktuar së bashku me mentorin e temës.
Shkarko rezultatet është nën meny e menysë Shkarko përmes së cilës studentit i listohen rezultatet varësisht nga afati i zgjedhur dhe i mundësohet shkarkimi i tyre. Ndërsa përmes Shkarko materialet mësimore cilës studentit i listohen materialet dhe mundësia e shkarkimit varësisht nga Semestri.